Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci dëshiron të afrojë në ekipin kuqezi edhe vëllain e mbrojtësit Arlind Ajeti, sulmuesin e Baselit, Albianin Ajetin

Sulmuesi i ri i Baselit, Albian Ajeti nuk do të lë Kombëtaren e Zvicrës për të luajtur për Kombëtaren shqiptare.

Sipas të përditshmes zvicerane “Blick”, sulmuesi do të vazhdojë të jetë pjesë e përfaqësueses së Zvicrës edhe në të ardhmen. Aktualisht ai luan me Zvicrën U-21.

Ky do të jetë rasti i dytë që dy vëllezër shqiptar luajnë për dy shtete të ndryshme, pas taulantit dhe Granitit që po ashtu luajnë të Shqipëria dhe Zvicra