Londinezët janë tronditur mesditën e sotme nga një sulm me makinë. Mësohet se një makinë ka përplasur disa persona pranë Muzeut Kombëtar. Nga sulmi raportohet për disa persona të plagosur, ndërsa forcat e sigurisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ata kanë arrestuar drejtuesin e automjetit, ndërsa vijojnë hetimet mbi incidentin, për të zbuluar nëse ka të bëjë me një sulm terrorist.