Skena mjaft emocionuese mund të shihen në një video kur ushtarët e UÇK-së po dilnin nga malet dhe po ktheheshin nëpër shtëpit e tyre.

Në video shihet një numër i madh i ushtarëve të UÇK-së, duke dal nga malet ku ishin zhvilluar beteja të ashpëra me forcat serbe, ata po ktheheshin në shtëpi pasi lufta kishte mbaruar.

Të lodhur por në fytyrat e tyre shihej gëzimi i fitores edhe pse në shtëpitë ku po ktheheshin ato tashmë ishin shkatërruar.

Disa prej ushtarëve, shihet se kanë humbur edhe gjymtyrët e tyre duke rënë në mina të vendosur nga forcat serbe./Magazina