Policia e qeverisë spanjolle nuk ka rrahur vetëm katalanasit që kërkonin të votonin, por edhe një grup zjarrfikësish.

Në një video që ka bërë xhiron e botës, shikohet se si policia qëllon me shkopa gome dhe shqelma zjarrfikësit spanjollë.

Referendumi i pavarësisë së Katalonjës ka marrë mbështetjen e 90 për qind të banorëve të krahinës autonome të Spanjës.

Përpjekjet e qeverisë spanjolle për të bllokuar një referendum rajonal mbi pavarësinë e Katalonias, kanë përfunduar në dhunë pasi policia mbylli vendvotime dhe konfiskoi kutitë e votimit, pavarësisht rezistencës nga votuesit në të gjithë rajonin.

Sipas zyrtarëve katalanas, më shumë se 761 njerëz janë duke u trajtuar për dëmtime të shkaktuara nga oficerët e policisë spanjolle në përleshjet që po intensifikohen.

Referendumi për pavarësinë e Katalonjës ka filuar në mënyrë kaotike, me përplasje e dhunë. Qeveria spanjolle ka premtuar të ndalojë votimin që u shpall i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e vendit.

Numri i të lënduarve u konfirmua nga një zëdhënës i qeverisë rajonale katalanase, si dhe në departamentin e shëndetësisë të rajoni