Një denoncim i rëndë është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka denoncuar dhunën barbare të bërë ndaj një gazetari në Kavajë.

Me anë të një statusi në Facebook, Berisha ka publikuar fotot dhe shkruan se Dritan Kanapari, drejtuesi i portalit “Buletini i Kavajës” është masakruar nga bandat e qeverisë për shkrimet kritike ndaj pushtetit.

“Kjo është liria e shtypit në narko-shtetin e Noriegës!

Të dashur miq, ky është gazetari, drejtuesi i portalit Buletini i Kavajës, Dritan Kanapari, që u masakrua parmbrëmë nga bandat e qeverisë tek dera e shtëpisë, për shkrimet e tij kritike ndaj pushtetit.

Duke dënuar dhe një herë me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal ndaj gazetarit Kanapari, i bëj thirrje prokurorisë së Shtetit të nisë menjëherë hetimet për gjetjen dhe ndëshkimin e merituar ligjor të autorëve të këtij krimi të shëmtuar ndaj lirisë së mediave!”, -shkruan Berisha.