Është rritur në 47 numri i të vdekurve nga shpërthimi në fabrikën e fishekzjarrëve në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, raportojnë mediat lokale.

Sipas policisë dhe zjarrfikësve, shumica e të vrarëve janë punëtore të fabrikës, transmeton Express.

Dhjetëra persona të tjerë janë plagosur.

Pamje që janë publikuar nga mediat vendore shfaqin fabrikën të rrënuar tërësisht

Sipas dëshmitarët, tri shpërthime të mëdha janë dëgjuar në fabrikë.