Një rrahje masive ka shpërthyer sonte në afërsi të tregut të Bit Pazarit, ku huliganët maqedonas kanë sulmuar këdo që shihnin rrugës, njofton TetovaSot.

Bëhet fjalë për përleshjen e tifozëve të Vardarit me gjithçka që u ka dalë përpara. Mësohet se deri tek përleshja ka ardhur si pasojë kur tifozët e Vardarit të dëshpëruar nga humbja e madhe që ka pësuar ekipi i tyre Vardari nga Real Sociedat 0:6, kanë sulmuar çdo gjë që kanë gjetur para tyre në Bit Pazar.

Huliganët maqedonas kanë thyer edhe kanë demoluar edhe dy autobusë urban, por kanë sulmuar edhe njerëzit që kanë hasur në rrugë.

Ministria e Brendshme konfirmon se ka pasur trazira në kryqëzimet të Bitpazarit.

Në vendin e trazirave ka arritur edhe Njesia Speciale, trafiku është bllokuar dhe situata është nën kontroll./TetovaSot/