Momente të veçanta nga fejesa e Seldit dhe Mimozës Këngëtarët Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë natën e mbrëmshme. Për treguar lajmin për fejesën e tyre ata fillimisht publikuan një foto të unazave, ndërsa tani Mimoza ka publikuar disa video nga ceremonia e fejesës e cila është zhvilluar në një ambient privat në Zvicër me shumë të ftuar. Urime të shumta ka marrë çifti në rrjetet sociale nga familjarët, miqtë dhe fansat e tyre.