Një grup hajdutësh nuk kanë mundur të përmbahen dhe janë përqafuar pasi kanë gjetur qindra dollarë në një makinë jo të kyçur në Virginia të Shteteve të Bashkuara.

Kamerat e sigurisë e kanë kapur momentin kur hajnat po i kontrollonin disa makina në Henrico County të enjten në mëngjes, raporton Fox 8.

Kur njëri nga hajnat i gjeti paratë, ai u tregoi të tjerëve dhe të tre filluan të kërcejnë nga gëzimi dhe u përqafuan të kënaqur me gjetjen e parave, transmeton Express.

Një grua, e cila jeton në atë zonë, ka thënë se reja e saj kishte harruar ta kyçte makinën atë mbrëmje dhe më pas kuptoi se para që i kishte për qira iu ishin vjedhur nga kuleta, raporton Fox 8.