Adil Rami e ndihmoi klubin në fitoren 2-0 kundër Toulouse, ku në shkallët e stadiumit bënte tifo edhe një super yll i Hollywoodit.

Ikona e “Baywatch”, Pamela Anderson ishte e pranishme në stadium për ta ndjekur për së afërmi paraqitjen e të dashurit, Rami.

Golat e Florian Thauvin dhe Lucas Ocampos siguruan që Rami dhe Pamela të kenë arsye për të festuar mbrëmë deri në orët e vona.

Por, romanca e tyre raportohej se mori një goditje të vogël pasi që aktorja 50 vjeçare e akuzoi futbollistin 33-vjeçar se ishte xheloz për marrëdhënien e saj me shefin e Wikileaks, Julian Assange.

“A nuk është qesharake, kudo që shkoj unë gjendem në një aventurë romantike. Ne jemi miqësor, po – shumë miqësor”, pohoi pas përfundimit të takimit Anderson.

Kujtojmë se çifti filloi të takohej në muajin qershor, pasi u zbuluan së pari duke shijuar bregdetin e St Tropez.

Ndryshe, Rami gjatë verës është transferuar te skuadra e famshme franceze pasi kaloi dy vjet te spanjollët e Sevillas.