SPB Kumanovë parashtroi  padi penale kundër B.M. (59) nga Tetova, i dyshuar për vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”, dhe kundër I.M (38) nga fshati Vaksince, i Likovës, i dyshuar për veprën penale “përdorimi i dokumentit me përmbajtje të pavërtetë”.

I denoncuari i parë, i punësuar në SHM “Goce Stojchevski” – Tetovo, si sociolog i shkollës në cilësinë e mësimdhënësit përgjegjës për nxënësit me korrespondencë në shkollë, në disa raste ka vendosur dhe regjistruar të dhëna të pasakta dhe  të rreme në regjistrimet pedagogjike për I.M, për profesionin e tekstilit, drejtimi – ligjërues, i cili është mbajtur në SHM”Goce Stojcevski” nga Tetova.

Siç njofton MPB, edhe pse e dinte se certifikatat dhe diploma për provimin përfundimtar të kaluar të cilat i janë dhënë  në vitin 2002 janë të rreme dhe me përmbajtje të rreme, I.M i ka përdorur si të vërteta dhe si dëshmi te një noter nga Kumanova gjatë verifikimit të tyre. Më pas, këto dokumente i ka  përdorur për vendosje marrëdhënie pune për periudhë të pacaktuar kohore pas shpalljes nga punëdhënësi i MPB-së të RM-së si polic në SPB Kumanovë, nga 5 maji i vitit 2003.

Dokumentet i ka përdorur edhe gjatë të gjitha sistemimeve të mëtejme në stacionet e policisë, për të cilat nga MB nga 5 maj i vitit 2003 deri në shtator të vitit 2017, në bazë të së drejtës të pagës, shtesë të pagës në baza të ndryshme dhe kontributeve u janë paguar 173  bruto paga mujore në vlerë i cili saktë nuk është konfirmuar dhe me të cilin e ka dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë.