Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim drejtorin e përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson.

Në takimin Pacolli-Danielsson është folur lidhur me liberalizimin e vizave dhe avancimin e agjendës evropiane për Kosovën, bën të ditur MPJ.

Lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, Pacolli, ka theksuar se “qytetarët e Kosovës, që duan lëvizjen e lirë nuk kanë lidhje me demarkacionin”, duke shprehur përkushtimin se “do të bëhet gjithçka që do të jetë e mundur, që liberalizimi i vizave të mundësohet”.

Zyrtari nga Komisioni Evropian, Danielsson, përsëriti se kriteret e mbetura për liberalizim duhet të plotësohen.