Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, pas ndarjes nga jeta të albanologut Robert Elsie, ka shkruar se humbja e një albanologu të huaj, e një studiuesi të madh dhe të pasionuar të kulturës shqiptare, për botën shqiptare ishte lajm i trishtuar.

Pacolli ka thënë se me punën e tij të palodhur, Elsie afirmoi fuqishëm në botë letërsinë shqiptare, kulturën shqiptare, si dhe fotografi të pazbuluara ndonjeherë, që në themel përbëjnë historinë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.

Shkrimi i plotë i Pacollit:

Humbja e nje albanologu te huaj, e nje studiuesi te madh dhe te pasionuar te kulturës shqiptare eshte diçka shume e rende pse ne kopshtin e tyre kane mbetur fare pak lisa te larte.

Ndaj per krejt boten shqiptare ishte lajm i trishtuar, ai i ndarjes nga jeta te Prof. Robert Elsie. Me punen e tij te palodhur ai afirmoi fuqishem ne bote letersine shqiptare, kulturen shqiptare , si dhe fotografi te pazbuluara ndonjehere qe ne themel perbejne historine e Shqiperise dhe te kombit shqiptar.

Robert Elsie qe prej vitit 1985 ne memorien time i ishte perkushtuar me te gjitha energjite e tij kultures shqiptare ne pergjthesi pa dallime krahinore apo religjioze.

Madje mbaj mend se Roberti i kishte thene para disa kohesh nje mikut tim se ne Kosove ndihej si ne Europe. Dhe ne amanetet e tij me goje shume miq te tij pohojne se ai donte te prehej ose ne Shqiperi, ose ne Kosove.

Perkushtimi i tij per Kosoven vijoi deri ne fund te jetes se tij: Prof. Robert Elsie sapo kishte pergatitur nje liber ne bashkepunim me studiesin tone Bejtullah Destani: Kosovo Documentary History 1912- 1945 – Nga Lufterat Balkanike deri ne fund te Luftes se dyte boterore. Kete liber e ka mbeshtetur dhe vellai im Selim Pacolli, dhe qe do te botohet gjate muajt nentor ne Londer.