Pa probleme dhe qetë po zhvillohet votimi në Prilep në të gjitha 142 vendvotimet, konfirmojnë nga Komisioni Komunal Zgjedhor.

Nga Komisioni bëjnë të ditur se deri në orën 13 në votim kanë dalë 37,73 për qind e 64.924 qytetarëve të regjistruar me të drejtë vote, por me theksim se kjo është përqindja e 117 vendvotimeve.

Nuk ka probleme dhe ndërprerje në procesin zgjedhor as në Krushevë, Krivogashtan, as në Komunën e Dollnenit, informojnë komisionet komunale zgjedhore. Në Krushevë deri në orën 13 të drejtën e votës e kanë realizuar 38,1 për qind e votuesve, në Krivogashtan 28 për qind, ndërsa në Komunën Dollnen deri në orën 13 kanë votuar 18 për qind e votuesve.