Për shkak të intervenimeve të caktuara në rrjetin distribues elektrik, pa energji elektrike nesër do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve prej më shumë komunave të Shkupit, QRMK-Shkup pas njoftimit të marrë nga “EVN Maqedoni” SHA.

Prej orës 09:00 deri në orën 15:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga f Bardovcë, komuna e Karposhit, në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 16:00 shfrytëzuesit e f. Orashje, shtëpitë e uikendit Vele Pole, f Kuçkovë, f Matkë, f Kondovë, f. Graçan, f Bojan , f Dvorcë. f Kopanicë, f. Radushë, f Svillare e Epërme, f. Svillare e Poshtme dhe f. Rashçe në komunën e Sarajit.

Prej orës 10:00 deri në orën 13:00, pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit nga rr Vasil Gjorgov nga nr 19 deri në nr 25 në komunën Qendër, si dhe shfrytëzuesit nga rr. Jurin Gargin nga nr 4 deri nr 14 dhe nga nr 65 deri nr 75 në komunën e Karposhit.

Prej orës 11:00 deri në orën 12:30, pa furnizim me energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rr Vodenska rr. Volgogradska dhe rr Lublanska, ndërsa nga ora 13:00 deri në orën 15:00, shfrytëzuesit nga rr Briselska, rr Sofiska një pjesë e bulevardit Aradhet partizane dhe rr Njegosheva në komunën e Karposhit.