Maqedonia  ballafaqohet me krizë politike, ndërsa zgjedhjet lokale janë testi i parë për qeverinë e re në rrugën e eurointegrimeve, deklaroi nënkryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në intervistën për „Viner Cajtung“ të dhënë gjatë pjesëmarrjes në Konferencën për rajone dhe qytete evropiane të Institutit të Rajoneve të Evropës (IRE) në Salcburg.

“Kemi krizë politike serioze pas nesh. Kishte humbur besimi në institucionet, prestigji ynë jashtë vendit ishte dëmtuar. U larguam nga rroga jonë drejt BE-së dhe NATO-s. Që këtu, për Qeverinë e re, më e rëndësishme ishte, para së gjithash, të sigurohej marrja e papengueshme e pushtetit. Tani, prioriteti më i madh është vendi përsëri të kthehet në rrugën drejt integrimit në BE”, tha Osmani.

Ai përmendi se kriza i zbardhi disa gabime të caktuara sistemore që duhet të mënjanohen.

“Zhvilluam plan, të cilin e quajtëm “tre, gjashtë, nëntë”. Në tre muajt e parë deshëm t’i përgatisim zgjedhjet lokale. Ato duhet të vijojnë si të lira, korrekte dhe kredibile. Ky është testi i parë për Qeverinë. Besoj se marrëdhënia e saj mund të shfaqet edhe në vetë ditët zgjedhore: këtu mund të shihet se si një qeveri i trajton mediat, votuesit, institucionet”, tha Osmani.

Ai shtoi se etapat gjashtë dhe nëntë u dedikohen reformave në më shumë sfera: përforcimin e qeverisjes të së drejtës, sigurisë, administratës publike.

Në pyetjen në cilën pjesë janë përfshirë ambiciet për në BE, Osmani tha se ato përmbahen në gjashtë muajt e parë të qeverisjes.

“Në samitin e BE-së nga fundi i vitit presim rekomandim të pakushtëzuar prej BE-së, që të fillojnë negociatat për anëtarësim me BE-në. Rekomandimi i fundit, gjegjësisht, ishte i kushtëzuar, zbatimi i zgjedhjeve kredibile dhe fillimi i reformave të domosdoshme. Etapa reformuese “nëntë”, nga ana tjetër, do të zgjasë deri në prill të vitit të ardhshëm, kur Komisioni Evropian e publikon raportin e radhës për Maqedoninë, i cili shpresojmë se do të jetë pozitiv dhe do të rezultojë me marrjen e datës për fillimin e negociatave inkuadruese”, shtoi ai.

Në pyetjen se çfarë do të ndodhë nëse plani pengohet me zgjedhjet e reja lidhur me spekulimet për atë se, nëse ish-partia në pushtet tregon sukses javën e ardhshme, ajo do të synojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, Osmani  theksoi se kjo nuk do të jetë e mirë për Maqedoninë.

“Mendoj se kjo nuk do të ishte e preferuar për vendin. Për Maqedoninë i rëndësishëm është kthimi në rrugën drejt BE-së dhe vazhdimësia. Duhet t’i përmbahemi procesit tonë reformues dhe t’i mënjanojmë pengesat politike”, theksoi nënkryeministri Osmani.

Lidhur me kontestin me Greqinë për emrin dhe pengesën që paraqet kjo për hyrje në BE dhe në NATO, Osmani  theksoi se viti 2018 ofron shans të artë për zgjidhjen e kontestit me emrin.

“Presim se pas zgjedhjeve lokale ndërmjetësi i KB-së do të prezantojë propozime konkrete. Atëherë duhet të takohemi edhe ta zgjidhim problemin. Kjo është vendimtare për anëtarësimin e ardhshëm të Maqedonisë në NATO dhe BE”, theksoi Osmani.

Sipas Osmanit atë që vendi e ka mësuar nga kriza është  se nëse largohemi nga rruga jonë integruese, kjo bëhet problemi për gjithë rajonin.

“Për këtë, vazhdimisht duhet të jemi në lëvizje – të orientuar drejt BE-së. Kjo krijon dinamikë pozitive. Tani sundon atmosfera më e mirë mes Greqisë dhe Maqedonisë. Ka takime të shpeshta mes ministrave të punëve të jashtme dhe anëtarëve tjerë të Qeverisë. Përpiqemi të krijojmë besim, të mos jemi vetëm fqinj të mirë, por edhe miq. Ekziston një problem racional kryesor, i mbështjellë me shumë lloje të emocioneve. Këto emocione, duam një nga një t’i mënjanojmë”theskoi Osmani.

Në pyetjen nëse edhe Athina ka qasje pozitive drejt kësaj Osmani theksoi se ka sinjale pozitive nga Greqia, se edhe atje ekziston vullneti që të gjendet një zgjidhje e përbashkët.

“Për qytetarët e të dy vendeve do të ishte e dobishme nëse perspektivës drejt BE-së të një shteti dhe një rajoni i hiqet bllokada.

Edhe përkundër asaj që kontesti zgjat me vite Osmani konsideron se në Maqedoni nuk ka zhgënjim drejt BE-së.

“Sipas anketave aktuale, 72 deri në 75 për qind e qytetarëve të Maqedonisë kanë mendim pozitiv për BE-në. Edhe pse paraprakisht mendimi pozitiv ka arritur deri në më shumë se 80 për qind, megjithatë përqindja është akoma më e lartë. Njerëzit nuk shikojnë alternativë si për BE-në ashtu edhe për NATO-s, ndërsa edhe asnjë parti nuk e ofron këtë. Por është e saktë: qëndrojmë në vend. Maqedonia është kandidate për anëtare në BE nga viti 2005. Në atë kohë Mali i Zi fare edhe nuk ka ekzistuar si shtet i pavarur. Ndërkohë ajo filloi edhe bisedime për anëtarësim, ndërsa ne nuk kemi as datë për këtë . Kjo shkakton frustrime, por populli është koshient se Maqedonia duhet të jetë e gatshme për pranim në BE dhe NATO”, theksoi nënkryeministri i angazhuar për çështje Evropiane.

Osmani shtoi se mungesa e disa perspektivave hap shanse që palë të tjera t’i përhapin sferat e tyre të ndikimit.

“Për këtë është shumë me rëndësi, BE-perspektiva të kthehet sërish në fokusin, që të tregohet prania e Unionit. Kjo vendos në dispozicion 650 milionë euro deri në vitin 2020 për projekte në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, edukimit, administratës. Gjithmonë them: gjithçka që ishte mirë për këtë vend, ka ndodhur me mbështetjen e BE-së dhe të SHBA-së. Nuk ka alternativë për ne. Për ne Dielli lind në perëndim”, rekomandoi Osmani në intervistën për „Viner Cajtung“ http://www.wienerzeitung.at/nachrichten/europa/europastaaten/921531_Fuer-uns-geht-die-Sonne-im-Westen-auf.html.