Marrëveshjet tona për bashkëpunim mes partnerëve i kemi bërë publike para se të dalin rezultat e para rundit e parë, ka thënë shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së në Çair, Bujar Osmani në pyetjen sesi e komenton bashkëpunimin midis ASH-së dhe BESËS.

“Programin që e prezanton Visar Ganiu është komplementar me programin e qytetit të Shkupit, qeverisë dhe të partnerëve LSDM e BDI. Marrëveshjet bëhen në baza programore, për të përmirësuar ofertën e qytetarëve, jo për të dëmtuar një parti tjetër politike dhe nuk bëhen për të për të mbrojtur karriget e disa individëve, ky është dallimi midis këtyre dy koalicioneve, koalicionit pro evropian dhe reformator që dominon qeverinë dhe koalicionit që duhet të shohim se çfarë perspektive kanë. Ne u urojmë sukses dhe absolutisht nuk na shqetëson çfarëdo bashkëpunimi, por bashkëpunimi duhet të jetë parimor dhe jo për çështje të kalkulimeve për kontingjente votash…”, ka thënë Osmani.