Pas ndarjes nga partnerja e tij Olsi i Big Brother 9 ëshët përfolur për lidhje të mundshme me vajza mjaft sexy.

E fundit që u mendua se ishte në një lidhje  me ish banorin e edicionit të 9-të të Big Brother ishte Marina Fara. Kohët e fundit Marina dhe Olsi janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke shtuar kështu dyshimet se mes tyre mund të ketë një romancë.

Fotoja e fundit që publikoi Olsi në instagramin e tij ka qënë mjaft provokuese krah së cilës shkruhej ‘Dashuri’. Në të duket një çift i dashuruar, por që  nuk ishte Olsi.

Kjo foto prej romantiku ka treguar nëj anë të pa zbuluar të djalit të fiksuar pas tatuazheve. Menjëherë kanë vërshuar pyetjet e fansabve të tij nëse ai ishte i dashuruar sërish dhe nëse partnerja e tij e re ishte vajza e këngëtares së njohur shqiptare Eli Fara.

Olsi ka injoruar përgjigjen por ajo që ka shpërthyer me reagimin e saj ka qenë Marina, e cila tregon prerazi se me olsin e lidh vetëm miqësia.

‘Lidhje miqesore edhe mos vazhdoni me keto aludime te kota pa i njohur mardheniet mes njerezve’-ka shkruaj ajo në komentin e saj.

Ndërkohë Marina nuk është përfolur më për një lidhje dashurie pasi i dha fund fejesës së saj më bisnesmenin nga Shkodra.  Nga ana tjetër Olsi provoi ti rikthehej dashurisë së tij të vjetër , Fjorentinës me rastin e ditëlindjes së saj.

Surpriza e tij në festën e ditëlindjes të ish banores së Big Brother nuk ndyshoi asgjë mes tyre.

Vetëm para pak ditësh Fiorentina rikonfirmoi faktin se ajo është ‘single’ dhe se nuk kishte më vend për dyshime se ata mund të ishin rikthyer pas asaj puthje që dhanë në sy të të gjithëve.