Një raport i OKB-së cilësoi sot regjimin sirian të presidentit, Bashar al Asad si përgjegjës për sulmin vdekjeprurës me gaz sarin, në zonën e Khan Cheikhoun në Siri.

“Grupi i ekspertëve është i bindur se Republika Arabe Siriane është përgjegjëse për përdorimin e sarinit në Khan Cheikhoun më 4 prill 2017”, shkruhet në raportin e ekspertëve.

Të paktën 89 persona u vranë, nga të cilët 33 fëmijë dhe 18 gra, gjatë një sulmi me gaz sarin kundër qytetit rebel të Khan Cheikhoun më 4 prill 2017.

Për të deleguarin amerikan, “Këshilli i Sigurimit duhet t’i dërgojë një mesazh të qartë, duke i thënë se përdorimi i armëve kimime nga ana e kujtdo, është i patolerueshëm dhe duhet të mbështesë punën e investiguesve të pavarur. Vendet që nuk e bëjnë nuk janë më të mirë se diktatorët ose terroristët që përdorim këto armë të tmerrshme”.

Vetëm dy ditë më parë, Rusia vendosi veton (e nënta në 6 vjet) kundër rezolutës së Koimbeve të Bashkuara, të kërkuar pikërisht nga SHBA-të për të rinovuar edhe për një vit mandatin e ekipit të ekspertëve të OKB-së dhe të Organizatës për ndalimin e përdorimit të armëve kimike, e cila skadon më 18 nëntor. Moska ka kërkuar pa sukses po ashtu të shtyjë votimin në 7 nëntor, pas publikimit të raportit.