Më shumë se 11 milionë fëmijë jemenas kanë nevojë për asistencë humanitare për shkak të luftës që ka shkatërruar këtë vend që prej marsit 2015, theksoi sot Zyra e Koordinimit për Çështjet Humanitare të Kombeve të Bashkuara (OCHA).

“Këta fëmijë janë viktima të drejtpërdrejta të krizës më të rëndë ushqimore në botë, nga një epidemi e pazakontë e kolerës dhe mungesa e shërbimeve mjekësore dhe ushqimore”, shtoi OCHA.

“Sistemi i arsimimit është gjithashtu drejt fundit, pasi më shumë se pesë milionë fëmijë rrezikojnë të privohen nga e drejta për t’u shkolluar”, theksoi ky organ i OKB-së.

Lufta në Jemen është mes forcave qeveritare që u dëbuan nga kryeqyteti Sana nga rebelët Huthis, akuzuar se ishin të mbështetur nga Irani dhe që janë aleatë të njësive ushtarake besnike të ish-presidentit, Ali Abdallah Saleh, përcjell Atsh.

Në mars 2015, forcat qeveritare kanë marrë mbështetjen e një koalicioni ushtarak arab të drejtuar nga Arabia Saudite dhe luftimet dhe sulmet ajrore nuk janë ndërprerë që prej asaj kohe.