Organizata joqeveritare Gazetarë për të drejta të njeriut nga Maqedonia është pjesë e punës së 468 organizatave të cilat arritën të kontribuojnë që Çmimi i sivjetmë i Nobelit për paqe, t’i takojë Fushatës ndërkombëtare për refuzimin e armëve bërthamore IKAN).

Çmimin  Nobel për paqe për vitin 2017 IKAN e fitoi për përpjekjet dhjetëvjeçare në luftën për ndalesë të armëve bërthamore.

Koalicioni IKAN punon prej vitit 2007 në Australi dhe sot bashkëpunon me 468 organizata joqeveritare nga 101 shtete. Gazetarë për të drejta të njeriut janë pjesë të zyres rajonale të IKAN Evropë Juglindore, me seli në Beograd dhe përfshin Serbinë, BeH-në, Maqedoninë, Shqipërinë, Kosovën dhe të tjera