Asnjëri prej tyre nuk e përmendën emrin e presidentit Trump.

Ish-presidentët amerikanë Barack Obama dhe George W. Bush shprehën shqetësimet e tyre për klimën aktuale politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komentet e tyre u konsideruan si qortime indirekte ndaj lidershipit të Donald Trumpit, ndonëse asnjëri prej tyre nuk e përmendi kreun aktual të Shtëpisë së Bardhë me emër.

Ish-presidenti Obama deklaroi se të gjithë amerikanët duhet t’i përcjellin botës mesazhin se i refuzojnë politikat e përçarjes dhe frikës, ndërsa ish-presidenti Bush kritikoi “ngacmimin dhe paragjykimet” në jetën publike.