Ish-presidentët Barak Obama dhe George W Bush kanë shprehur shqetësime për klimën politike në SHBA, në komente të vërejtura si një kritikë ndaj udhëheqjes së Donald Trump.

Obama u bëri thirrje amerikanëve të refuzojnë politikën e “përcarjes” dhe “frikës”, ndërsa zoti Bush kritikoi ” paragjykimin” në jetën publike.

Ata kanë folur në 2 fjalime të ndara dhe asnjëri prej tyre nuk përmendi drejtpërsëdrejti Presidentin Trump.

Trump, i cili ka qenë kritik ndaj dy paraardhësve të tij, nuk ka komentuar ende mbi deklaratat e 2 ish-presidentëve.

Duke lënë detyrën , Obama tha se nuk do të komentonte mbi qeverisjen e Trump, ashtu siç kishte bërë për të George W Bush.

Por, ai ka thyer heshtjen për të kritikuar Trump për çmontimin e ‘Obamacare’.