Një ditë më parë këngëtarja Xhesika Ndoj postoi në rrjetet sociale një foto ku tregonte tufat me euro e shkruante: “Punë është edhe kjo”, duke iu referuar faktit që po lodhej duke i numëruar.

Pas kësaj foto, ndjekësit në Instagram i kanë komentuar se lekët ja ka dhënë deputeti e ato janë “paratë e popullit”, por ajo u ka kthyer një përgjigje: “Hahaha lekët e popullit? Jo janë lekët e mia! Madje duhet t’i jap borxh deputetit”, shkruan këngëtarja.