Gjyqtarët kosovar të futbollit, Genc Nuza dhe Bujar Selimi do të ndajnë drejtësinë në Kampionatin Evropian U17 që do të zhvillohet në Estoni

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, ku tregohet se Genc Nuza si kryesor dhe Bujar Selimas si asistent do të jenë në ndeshjet Skoci-Andorrë dhe Danimarkë-Andorrë.

“Bujar Selimaj asistent do të qëndrojnë në Estoni, ku janë të deleguar nga UEFA në kualifikimet për Evropianin e 17 vjeçarëve”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Dyshes kosovare do t’i bashkëngjiten edhe kolegët nga Kroacia dhe Çekia, për ta formuar katërshen e gjyqtarëve për këto dy ndeshje