Hamilton ka triumfuar edhe në provat e treta në Austin, duke lënë prapa Vettelin.

Vettel ka shkuar deri në limite edhe në sesionin e tretë të provave të lira të Austin, por Hamilton është sërish i pari. Diferenca mes të dyve ka qenë më pak se 1 të mijëtën në përballjen e fundit.

Edhe në përpjekjen e fundit Vettel nuk ja doli të ishte më i shpejtë se Hamilton. Gjermani arriti ta ulë kohën në 1.34.570, por Hamilton ju përgjigj me kohën 1.34.478, duke mbajtur primatin në të gjitha sesionet e provave të lira.

Përballjen e dy kryesuesve nuk e kanë prishur pilotët e tjerë që kanë mbajtur distancë nga dy vendet e para, raporton TCH. Sipas rendit vendin e 3 dhe 4 i vendosën kohët më të mira dy finlandezët dhe Bottas përpara Raikkonen.

Verstappen u rendit në vendin e pestë, ndërsa pas tij mbërriti Massa.