Nëse lodhemi duke punuar, sigurisht se gjumi është esencial për t’i fituar energjitë e humbura për ditën tjetër.

Shkoni në shtrat, fikni dritën dhe tentoni të bëni gjumë, mbyllni sytë dhe mbulohuni mirë. Por duket se gjumi nuk do të vijë dhe nervat fillojnë të ngriten.

Ju nuk keni guxim as ta shikoni orën sepse alarmi do të tingëlloj pas pak. Nëse kjo është një dukuri e zakonshme, atëherë mos hezitoni të lexoni këtë artikull, transmeton lajmi.net

Këshilla për të fjetur më shpejtë:

Një të tretën e jetës tonë e kalojmë në gjumë. Mund të duket si shumë, por me të vërtetë është e nevojshme të mbulohen energjitë e humbura. Nëse nuk gjindemi sa duhet, nuk kemi aftësi për të punuar, për të pasur një atmosferë të mirë, për të qenë të shëndetshëm etj.

Qershitë:

Qershitë përmbajnë një sasi të mirë të melatoninës, kimikali që ndihmon në kontrollimin e orës së brendshme të trupit. Sipas një studimi të publikuar në Gazetën e Eksperimenteve Britanike, një grusht qershi pak orë para se të shkoni në shtrat ju ndihmon shumë.

Qumështi:

Pirja e një gote qumësht të ngrohtë para gjumit do t’ju ndihmojë gjithashtu të bini në gjumë. Qumështi përmbanë triptofan, një pararendës i serotoninës kimike të trurit. Tripofani dhe serotonina ju ndihmojnë të flini pa probleme.

Bananet:

Bananet kanë relaksues natyral të muskujve, magnez dhe kalium, që ndihmojnë në nxitjen e gjumit. Bananja është gjithashtu një burim i mirë i vitaminës B6, të cilën trupi ka nevojë për ta nxitur gjumin.

Çaji bimor:

Për të fjetur më mirë shmangni kafeinën dhe pijet alkoolike në mbrëmje. Por, një çaj bimor do të ishte një ndihmës i madh për gjumë më të qetë dhe më të mirë. Çaji kamomil ose çaji i gjelbërt gjithmonë do të ishin ide e mirë edhe për përfitimet e tjera përveç gjumit.