Mbrëmë është mbajtur nata e dytë e dasmës së moderatorit Labi.

Ai dhe Qëndresa Bajrami kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një dasmë madhështore në Prizren.

Të ftuar në këtë dasmë ishin shumë prej fytyrave të njohura publike nga fusha e artit, politikës por edhe e sportit.

Basketbollisti i njohur pejan Dardan Berisha ishte një nga mysafirët specialë të Labit dhe Qendresës për natën më të rëndësishme të jetës së tyre.

Berisha në këtë dasmë nuk kishte ardhur vetëm, por i shoqëruar nga e dashura e tij Florenta Islami.

Kishte kohë që përflitej për një ndarje të mundshme, por këtë lajm e hedh poshtë vet dyshja, teksa bënë mbrëmë paraqitjen e parë publike të tyrën në ndonjë event.

Florenta ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një fotografi, ku shfaqet pranë dardanit, të dy veshur bukur dhe elegantë.

Nga fotografia, vërehej se çifti janë mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin.