Aktorja hollivudiane, Catherine Zeta Jones, befasoi të gjithë kur mori pjesë në Ceremoninë e Ndarjes së Çmimeve të FIFA-s në Londër.

Sidoqoftë, ky nuk ishte kurioziteti i vetëm i kësaj mbrëmjeje, shkruan The Independnet.

Fituesja e çmimit Oskar, që ka katërdhjetë e tëtë vjet në supe, shfaqi glamurin e saj në eventin sportiv, ndërsa e gjithë vëmendja kishte rënë mbi të.

Sidoqoftë, ndryshimet në pamjen e saj kanë bërë që edhe njëherë të ngjallen spekulimet se Jones ka bërë operacion plastik.