Mërgim Mavraj ishte një ndër më të dobëtit në humbjen e skuadrës së tij kundër Bayern Munich.

Bayern Munich ka vazhduar me formën e mirë në Bundesliga. Të besuarit e Jupp Heynckes morën tri pikë në udhëtim te Hamburgu, duke shfrytëzuar gabimin e Borussia Dortmundit, që barazoi 2:2 me Eintracht Frankfurt.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi mesfushori, Corentin Tolisso, në minutën e 52’të.

Shqiptari, Mërgim Mavraj, luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje duke bërë paraqitje zhgënjyese që mund ta shihni në vlerësimin e lojtarëve më poshtë.