Bardhi ka shënuar gol në barazimin 2:2 të Levantes me Eibarin.

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, ka shënuar gol të bukur në La Liga, në ndeshjen që Levante mori vetëm një pikë, duke barazuar 2:2 me Eibarin.

Shqiptari realizoi golin e dytë për Levanten në minutën e 37’të, për rezultatin 2:0, por vendasit përmbysin gjithçka deri në fund për të rrëmbyer një pikë.

Pavarësisht golit, Bardhi nuk bëri paraqitje të kënaqshme.