Reperi i njohur Noizy njihet për pasionin e tij për makinat dhe më së shumti për makinat e tipit “Ferrari”.

Por këtë herë në “garat” e tij të shpejtësisë ai ka patur në makinë një person special, me nënën e tij.

Por mesa duket ajo nuk e pëlqyer këtë xhiro që ka bërë me të birin, madje ka dashur edhe të zbresë. “Eeeeej… uaaa po e prish makinën! Je në terezi ti ore se na e çove tensionin… Në hipsha më me ty unë… Kështu bëhet e keqja për Zotin! Uaaaaaa… o Rigeeeels mooooos… Ç’më bëre sot ti mua!’, – ka thënë nëna e tij, ndërkohë që reperi ka qenë duke bërë video live për ndjekësit e tij.