Serbia vetvetes ia ka bërë të zezën dhe qytetarët e saj duhet të përballen me të vërtetën se ata vetvetes i shkaktuan vuajtje. Kështu u shpreh nobeliustja gjermane, Herta Miler, shkruan B92, transmeton Koha.net.

gjermane, e cila mori pjesë në tribunën e Teatrit Jugosllav të Dramës me titullin “Logjika e 29 shkurtit”, rreth shpërthimit të nacionalizmit në hapësirën e ish-Jugosllavisë bisedoi me shkrimtarin serb dhe përkthyesin Ivan Ivanji dhe shkrimtarin gjerman Mihael Martens.

“Në Kosovë e në Bosnjë kanë ndodhur shumë të liga me prezencën e nacionalizmit dhe në gjithë këtë k marrë pjesë Kisha Ortodokse Serbe. Kam qenë e befasuar si bën që e gjithë kjo të ndodhë në Jugosllavi e cila ka qenë një vend i hapur dhe ku njerëzit kanë mundur të udhëtojnë. Nga perspektiva e jetës sime në Rumani, Jugosllavia ka qenë gjysmë parajsë. Më ka befasuar që në një vend të tillë të shpërthejë nacionalizmi”, është shprehur Miler.