Ai është i famshëm në botën e yjeve.

Fotografi Terry Richardson njihet për fotot e tij provokative.

Por në kohën kur kanë shpërthyer akuzat për abuzime seksuale, mësohet se shumë femra kanë nisur të rrëfehen.

Kjo ka bërë që Richardson të ndalohet të punojë për disa revista të mëdha.

Një burim tha për “The Sun” sa sa u përket ngacmimeve seksuale, Richardson i bën të tjerët të duken amatorë.

Ai ka fotgrafuar yje si Rihanna, Rita Ora, Beyonce, Ivanka Trump apo Miley Cyrus.

Një ditë pune me të kushton 150 mijë euro.

Por nuk ka akoma të dhëna se ai ka abuzuar me ndonjë emër të famshëm.