Një 58-vjeçar nga Burreli ka telefonuar sot në “Aldo Morning Show”, nga ku ka kërkuar njohje.  Kadriu tha se është i martuar, me tre fëmijë, por kërkon një grua të dytë për ‘qejf’.

“Jam Kadriu nga fshati Dukagjin i Burrelit.

Kisha nevojë për një njohje, kam një grua, por dua t’i bëj dy. I dua për qef, kam tre kalamaj dhe dua edhe një grua tjetër për qef. Bashkëshortja ime është dakord. Unë jam 58 vjeç.

Unë vuaj vetëm për femra. Edhe Berluskoni është 82-83 vjeç dhe ka disa femra”, tha Kadriu.