Kjo familje shiti çdo gjë që kishte, nga shtëpia tek këpucët dhe i investoi në kripto-valutën Bitcoin.

Didi Taihuttu, së bashku me gruan dhe tre fëmijët e tyre jetojnë në një zonë kampimi pasi që shtëpinë e tyre 230 metër katrorë, tri vetura dhe të gjithë pasurinë tjetër materiale e kanë shitur për ta investuar në kripto-valuta si Bitcoin, transmeton Express. Kjo familje Holandeze tani të vetmen pasuri e ka investimin në Bitcoin.

Didi dhe familja e tij janë të lumtur me mënyrën e tyre të jetesës, gjë për të cilën nuk pajtohen familjarët e tyre të cilët e konsiderojnë këtë lëvizje si çmenduri dhe eksperiment të rrezikshëm. Kjo familje tashmë ka një profit të majm në duart e tyre si pasojë e rritjeve të fundit të vlerës së kripto-valutave, ndërsa ai parashikon katërfishim të kësaj shume deri në vitin 2020.