Njëzet kandidatë janë paraqitur deri më tani në shpalljen për prokuror të ri shtetëror, që përfundon sot. Sipas procedurës ligjore, pas paraqitjes së kandidatëve, Këshilli i prokurorëve publikë, me kërkesë të Qeverisë, në afat prej 15 ditëve duhet të parashtrojë mendim të justifikuar në formë të shkruar për të gjithë kandidatët e paraqitur që i plotësojnë në kushtet.

Mes kandidatëve të paraqitur janë avokatët Arben Golja, Zvonko Davidoviq, Aleksandar Tortevski, Elenko Millanov, Toni Menkovski, Kiril Smiçkovski, ish-gjyqtari Valentin Zafirovski, ish-prokurori Aleksandar Nakov, gjyqtari Llazar Nanev, anëtari i Këshillit të prokurorëve publikë dhe zëvendësi i Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë Lupço Jovevski, prokurorja e krimit të organizuar Lidija Raiqeviq, noterja Lorija Vanevska, Sefulla Osmani dhe Kërste Kralevski.

Nëse Këshilli nuk jep mendim në afat prej 15 ditëve, pasojnë 15 ditë shtesë për të menduar, pas së cilës, nëse nuk ka njoftim me shkrim, konsiderohet se mendimi është pozitiv.

Pastaj, procedura vazhdon në Qeveri, e cila në seancë i shqyrton kandidaturat, duke përfshirë edhe mendimin e Këshillit të prokurorëve publikë dhe duhet të marrë vendim për një nga kandidatët për të cilën paraprakisht ekziston mendim pozitiv nga Këshilli.

Vendimi pastaj shkon në Kuvend si Propozim zgjidhje, ndërsa njëkohësisht deponohet edhe mendimi i Këshillit të prokurorëve publikë. Për emërimin e një prokurori publik Kuvendi vendos me shumicë votash prej 61 deputetëve.

Mandati i prokurorit shtetëror publik është gjashtë viteve me të drejtë të emërimit të sërishëm.

Me propozim të Qeverisë, Kuvendi i RM-së më 17 gusht e shkarkoi Marko Zvërlevskin nga funksioni prokuror publik i Republikës së Maqedonisë. Në shkaqet për shkarkim Qeveria theksoi se Zvërlevski e ka kryer funksionin në mënyrë joligjore, jo me kohë dhe joprofesionale. Me sjelljen dhe veprimet e tij, sipas Qeverisë, ka treguar se nuk është i aftë për kryerje të funksionit dhe e ka prishur imazhin e tij.