Gjysmat e shtëpive ku ne banojmë, e deri tek ato më malore, janë të ndërtuara në toka bujqësore! Studeniçanit i duhet një plan i ri urbanistik, një plan që parasheh edhe ridefinimin e vendbanimeve, si dhe hapësirë për Zonë të lirë ekonomike, me çrast besojmë se do të ulim numrin e të papunëve në Studeniçan.
Kështu në debatin me kandidat zgjedhor ka thënë Femi Jonuzi, kandidati i BDI-së në Studeniçan, ndërsa ka theksua se në bashkëpunim me biznesin lokal të Studeniçanit, do të krijojnë kushte për rritjen e numrit të punësimeve.