Qendra kombëtare amerikane për uragane paralajmëroi se këtë fundjavë bregu i gjirit të SHBA-së mund të goditet nga një uragan i ri.

Nëse ndodh kjo, siç theksohet, do të rrezikohen Alabama dhe Talahasi, kryeqyteti i Floridës.

Pak javë pasi disa uragane vdekjeprurëse goditën dhe shkatërruan disa pjesë të SHBA-së, meteorologët paralajmërojnë se gjatë fundjavës bregdeti amerikan mund të goditet nga një uragan i ri.

Stuhia e re tropikale është rreth 72 kilometra nga ishulli i Karaibeve  San Andreas.

Para pak kohësh, uragani Harvi e goditi Teksasin, duke shkaktuar përmbytje që ishin në nivelin e uraganit Sendi nga viti 2012. Menjëherë vijoi një nga stuhitë më të fuqishme në Oqeanin Atlantik, uragani Irma, i cili shkatërroi disa ishuj të Karaibeve para se të përfshinte Floridën. Më vonë, uragani Maria e goditi pjesën amerikane të ishullit të Porto –  Rikos, autoritetet e të cilës rezultatet e goditjes i vlerësuan si “të ngjashme me gjenocidin”. Pothuajse gjysma e Porto-Rikos ishte pa energji elektrike për më shumë se një javë, ndërsa një numër i madh njerëzish mbetën pa ushqim dhe ujë.