I nomininuari për çmimin Oscar për prodhimin e filmave James Roback, është akuzuar nga rreth 40 gra për ngacmime seksuale.

Sipas Los Angeles Times 31 femra kanë rrëfyer përvojat e tyre që kanë përjetuar në 30 vitet e fundit.

Toback ka mohuar akuzat dhe ka thënë se kurrë nuk ka takuar ndonjërën nga gratë në fjalë, ose  edhe nëse ka ndodhur mund të ketë qenë takim prej  ai “pesë minutash dhe kjo nuk i kujtohej”.

Shkrimtari dhe regjisori u nominua për skenarin më të mirë për filmin ‘Bugsky 1991’.

Filmi i tij i fundit, “Jeta private e një gruaje moderne”,  u shfaq në Muzeun e Filmit të Venecias muajin e kaluar.