Vetëm pak ditë pas largimit të moderatores së emisionit ‘Pasdite në Top Channel’ Jonida Shehu, një tjetër gazetar është larguar nga televizioni i njohur. Ai është Idro Sereferi, i cili nëpërmjet një statusi në rrjetin social, Facebook lajmëron se pas 10 vitesh pune nuk është më pjesë e Top Channel-it.

Gazetari ka shkruar se arsyet e largimit janë teknike dhe personale dhe se të gjithë tek Top Channel janë miq të tij.

“Arsyet e largimit janë të natyrës teknike dhe te vendimit personal për ta parë veten me qetë pas një volumi të madh të punës. Me shume se kaq nuk dua ta komentoj dhe për mua të gjithë tek Top Channel janë miq. Për mua TCH mbetet një etape prozaike, e pa imagjinueshme dhe një nder për mua te bej një punë që s’do të përsëritet dy herë”- ka shkruar gazetari.

Ky është statusi i plotë:

Te dashur miq,

“Mbi 10 vjet pune ne Beograd kam patur nderin dhe kenaqesine te jeme pjese e histories qe nga Trojka per Kosoven si vazhdim I bisedimeve ne Vjene, zgjedhje, nderrime pushtetesh e betejash te pafundme per te shkuaren dhe te ardhmen. Kam patur nderin dhe kenaqesine te raportoj nga cdo cep i ish-Jugosllavise, te jem pjese dhe te bej nje pune qe une e konsideroj te rendesishme duke shkuar ne cdo vendngjarje te mundshme, nga kriza e marredhenieve shqiptaro-serbe, shpallja e pavaresise se Kosoves, ngjarje e arrestime te te kerkuarve te Hages, raportime nga shtepia e Ratko Mlladic, nga ngjarje te tjera, futja e Shqiperise ne NATO, e me pas ne Zagreb per zyrtarizim, zgjedhjet atje e deri tek shtepia e Melania Trump ne nje paralagje te Sevnices ne Slloveni. Nga Zvorniku, Srebrenica, Mostari, Visoko, Sarajeva, Tuzla, Zjenica, Konjic, Vitez, Vukovar, Osjek, Zagreb, Rijeka, Crikvenica, Shkup, Presheve e

Tetove, Gostivar, Kosove e ne tere Serbine ose sic kane thene dikur nga Vardari e deri ne Trigllav dhe duke garuar me media e gazetar te rendesishem. Per mbi dhjete vjet kam shkruar gati per secilin person qe ka qene i rendesishem dhe jam munduar te jem edhe atje ku nuk ka qene e mundur dhe te sjell dicka me ndryshe ne gjuhen shqipe. Shpesh ka qene kenaqesi te perfaqesoj me shume se mediumet ku kam punuar duke treguar simboliken se te gjithe, pavaresisht se prej nga jane, mund te bejne dhe dine te bejne media dhe televizion.

Kam takuar, intervistuar dhe pare shumicen e burreshtetasve te Ballkanit dhe ngjarjeve me rendesi, madje edhe para mediave nderkombetare shume me te fuqishme se sa te gjithe ne. Jam munduar qe me dinjitet ti rri besnik profesionit dhe me vjen keq nese mundesite nuk kane qene me te medha.

Kam punuar dhjeta emisione e dokumentar dhe shume personazhe per here te pare kane folur ne shqip.

Me nuk do te jem gazetar i Top Channel.

I falenderoj koleget per pune te gjate dhe te palodhshme dhe gjithe stafin dhe drejtuesit e Top Channel qe me kane dhene mundesi e hapesire te tregoj se cfare di dhe te mesoj e te ngris gjithmone veten dhe oferten ndaj publikut.

Te gjitheve na ndahen idete dhe interesat ne momente te caktuara dhe menyra se si i vleresojme gjerat si njerez eshte gjithmone subjektive, po aq sa eshte gazetaria megjithate nje pershtypje personale mbi ngjarjet qe ne shohim. Arsyet e largimit jane te natyres teknike dhe te vendimit personal per ta pare veten me qete pas nje volumi te madh te punes. Me shume se kaq nuk dua ta komentoj dhe per mu ate gjithe tek Top Channel jane miq. Per mua TCH mbetet nje etape prozaike, e pa imagjinueshme dhe nje ndere per mua te bej nje pune qe sdo te perseritet dy here!

I falenderoj te gjithe ata miq, bashkebisedues e kolege ne te gjitha vendet ku jetojne shqiptaret dhe ata ne vendet tjera qe nuk kane kursyer asnjehere asgje per mua duke me bere te kuptoj qe njerezit jane njerëz pavaresisht se ne cfare gjuhe flasin.

E falenderoj gjithe familjen time e te afermit qe kane treguar durim me marrezite e mija dhe dashurine ndaj profesionit duke i vene shpesh ne pozita per te menduar per mua me teper se sa qe duhet. Shpresoj se shpejti takohemi ne media e ekrane te tjera…!”- përfundoi gazetari i njohur.