Një tajfun i fuqishëm ka përfshirë sot ishullin kryesor të Japonisë duke shkaktuar shira të rëmbyeshëm dhe erëra të forta,  njoftuan autoritetet e motit.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi se vendi do të goditet nga përmbytje dhe valë të mëdha në Okinawa dhe në ishujt fqinj të saj, ndërsa tajfuni po kërcënon t’i afrohet rajonit.

Më shumë se 60 lundrime të anijeve që transportojnë pasagjerë u anuluan dje në prefekturën e Okinawa , sipas gazetës “Ryukyu Shimpo”, ndërsa agjencia paralajmëroi se vendi do të përfshihet sot nga një tajfun i fuqishëm që do të shkaktojë valë të mëdha deri në 13 metra.

“Stuhia pritet të shkaktojë reshje të dendura deri në 250 milimetra në rajonet e ishullit Okinawa dhe Amami deri të dielën në mëngjes”,njoftoi agjencia.