Një seri tërmetesh, nga të cilat më të fuqishme me intensitet prej 6,2 dhe 5,7 ballë sipas shkallës së Rihterit i kanë goditur Ishujt Moluke të Indonezisë.

Sipas DPA, ka raporte për shtëpi të rrënuara, përfshirë edhe çatinë e godinës komunale në Ambon, kryeqytet në provincën Maluku, por tani për tani nuk ka informacione për të vdekur.