Një nëpunës policor i punësuar në stacionin policor në Kavadar fizikisht ka sulmuar dy persona nga qendra për provim të “Shoqata e shoferëve” nga Velesi, për shkak se vajza e tij nuk e ka dhënë provimin për patent shoferi.

I veshur si civil, J.K., së pari i ka dërguar kërcënime verbale kryetares së qendrës për provim S.N. (41) dhe të kontrollorit për dhënie të provimit për patent shoferi  C.P. (34) se do t’i vrasë ata dhe anëtarët e tjerë të komisionit nëse vajza e tij nuk e jep provimin për patent shoferi. Pastaj për kohë të shkurtë sërish ka hyrë në Qendrën për provime dhe fizikisht i ka sulmuar S.N. dhe C.P., të cilët me ndihmën e koleges së tyre M.I. kanë arritur ta largojnë dhe ta dërgojnë jashtë.

Pas masave të ndërmarra, nga J.K. me vërtetim i është marrë arma zyrtare dhe kundër tij do të ngritet padi për vepër të kryer penale “dhunë”.