Policia gjermane arrestoi një person i cili sulmoi me thikë kalimtarët në Munih duke plagosur pesë prej tyre. Mediat gjermane raportojnë se ai arrestuari është një 40 vjecar i cili u përpoq të arratisej nga vendngjarja me bicikletë.

Një person sulmoi me thikë duke plagosur lehtë të paktën pesë persona në Mynih. Lajmi u konfirmua nga policia gjermane e cila shtoi se pavarësisht përpjekjes së agresorit për tu arratisur me bicikletë, ai është vënë në pranga. Mediat gjermane shkruajnë se asnjëri nga të plagosurit nuk është në gjendje të rëndë, ndërsa agresori u identifikua nga informacionet e dhëna nga dëshmitarët okularë. Gjithësesi policia gjermane ka bërë apel për kujdes deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arsyeve që kanë shtyrë 40 vjecarin të kryejë sulmin. Sipas raportimeve në vendngjarje, banorët dhe sipërmarrësit në zonë u shprehën të frikësuar për tiu rikthyer përditshmërisë së tyre.