20 persona ka humbur jetën dhe 100 te tjerë janë plagosur gjatë disa të shtënave me kallashnikov gjatë një koncerti në Las Vegas.

Ndërkohë policia po kërkon dy automjete që thonë se janë të lidhur me sulmuesin, i cili u qëllua i vdekur në vend.

Të dyja makinat mësohet se kanë targa shtetërore të Nevadas.

Video në mediat sociale tregojnë qindra njerëz që ikin të tmerruar nga vendngjarja, si dhe një prani të madhe policisë të armatosur.

‘Njerëzit të trembur për vdekje,  po vraponin mes kaosit

Mike Thompson , një qytetar nga Londra, ndodhej me pushime në Las Vegas,  por u gjend mes skenës së sulmit pranë kazinosë më të famshme të Las Vegasit.

“Ne ishim duke u kthyer në hotelin tonë pas darkës ….por pamë njerëz që po vraponin drejt nesh në panik total,” tha ai për “BBC”.

“Një person i mbuluar në gjak po vraponte i tmerruar drejt meje, e kuptova se kishte ndodhur dicka e tmerrshme.”

“Filluam të vraponim edhe ne…ishte shumë e frikshme”, rrëfeu ai.

Dëshmitarë të shumtë të cilët gjendeshin në hapësirën ku po mbahej një koncert i hapur në Las Vegas vazhdojnë publikimin e fotografive dhe videove nga incidenti.