Fillimi i ditës zgjedhore është i qetë, por përplot parregullsi më të vogla, respektivisht me probleme teknike me të cilat përballen këshillet zgjedhore, që paraqet mungesë e përgatitjes së mirë të zgjedhjeve, tha përfaqësuesi i CIVIL-it, Xhabi Deralla, transmeton Gazeta Lajm.
Sipas raporteve të kësaj organizate, në rajonin e Resnjës është vërejtur tentim për blerjen e votave të dy anëtarëve të një familje për 4.500 denarë, por ata i kanë refuzuar paratë.
“Ekzistojnë një sërë raportesh që arritën te CIVIL se dhe në dy raste tjera përveç atij në Resnjë ka pasur tentime për blerje votash. Bëhet fjalë për raporte aq senzitive, sa që duhet të verifikohen së paku edhe një herë në bashkëpunim me autoritetet zyrtare”, theksoi Deralla.