Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një sërë mesazhesh të ardhura në sekretarinë e tij telefonike, të cilën e ka marrë përsipër “ta personifikojë” përmes një sërë politikanëve gazetari Arian Cani.

I pari që ka çuar sms në sekretarinë telefonike të Ramës ka qenë Berisha, i cili i ka kërkuar kryeministrit që të shesë deputetin Saimir Tahiri.

Cani: Alo Sali Berisha jam, o Edvin Habili, o kumbari i drogës, se harrova nuk ka kamera… ore një këshillë kam, shite Saje Qorrin se nuk e mbyll dot mandatin ndryshe..

Rama: E mër plak, o plak, edhe unë e ti kemi një problem, flemë pak, mua nuk më del njeri në gjumë natën, ti e ke radhën e gjatë të atyre që të dalin në gjumë, kështu që do rrish pa gjumë”

Por në sekretarinë telefonike kanë çuar sms dhe të tjerë politikanë, si Lulzim Basha dhe Presidenti Ilir Meta.

Cani: Lul Basha jam po të nis me maikl një udhësues sesi rriten e shatohen lulet, se hashashi

Rama: Thash se u bërë burrë, por lule lule mbete, skam cfarë të bëj

Cani: Luli jam prap, e pe sa butë u solla në parlament për Sajmen, ca pankarta po kaq. Për sa kohë të ngeci vettingu, jemi ortak e di ti…

Rama: Është koha e gjumit për ty o lul, nuk ke takat për Arian Canin, fli fli…!

Cani: O i gjati, lir Meta jam, të takohemi patjetër, nëse do ta shpëtosh Tahirin, mos e prek Adriatik Llallën se me Vishon rregullohem vetë

Rama: Me qetësi dhe dashuri zoti president.

Cani: Edo, Gaz Demi jam, ta kryva porosinë tek shtëpia e Sajes, pres të takohemi

Rama: Gazo rroft partizoni se ka nevojë për inkurajim këtë natë

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/nje-mesazh-ne-sekretarine-e-rames-alo-sali-berisha-jam-shite-ate-saje-qorrin-se-453868/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright