Në një aksident trafiku në rrugën magjistrale A-3 Veles-Shtip në udhëkryqin për fshatin Karatmanovë, dje rreth orës 23,:15 vdiq një këmbësor.

Siç informon MPB-ja, automjeti motorik “Pezho 406” me targa të Strumicës, i drejtuar nga O.M (33) nga Strumica ka përplasur këmbësorin T.J (57) nga fshati Mamutçevo i Velesit, ku i njëjti ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi nuk është ndalur por ka vazhduar drejtë Sektorit për Punë të Brendshme – Veles, ku e ka paraqitur rastin.

Ekspertizë ka kryer ekipi nga Stacioni Policor – Shën Nikollë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik mbi trupin e të vdekurit do të bëhet autopsi. O.M është arrestuar në stacionin policor, ndërsa automjeti i tij gjendet në qarkun e Sektorit për Punë të Brendshme – Veles.