Një kamion me targa të Strumicës sot në mëngjes u përmbys në kodrën e Vallandovës, me ç’rast lëndime trupore ka marrë shoferi.

Nga SPB Strumicë informojnë se aksidenti ka ndodhur në orën 6 e 45 minuta në rrugën nga fshati Kosturino drejt Vallandovës, në të cilin mori pjesë një automjet i tipit “Mercedes” me targa të Strumicës.

Ekspertizë në vendin e aksidentit janë duke bërë ekipe të SPB Strumicë dhe institucionet kompetente që të konfirmohet shkaku i cili ka çuar drejt fatkeqësisë.